Skip to content
veturanet

Llogaritësi i doganës

Sa kushton zhdoganimi i një veture në Kosovë: dogana, akciza dhe TVSH-ja, sipas rregullave në fuqi. Vlerat janë orientuese; shumën përfundimtare e cakton Dogana e Kosovës.

Vendimtar është vendi ku është prodhuar mjeti, jo ku e blini. Shenja e parë e numrit të shasisë (VIN) e tregon: W = Gjermani, V = Francë/Spanjë, Z = Itali, S = Mbretëri e Bashkuar, 1/4/5 = SHBA, J = Japoni, K = Kore.

Si llogaritet

Dogana 10 %

Llogaritet mbi vlerën doganore: çmimi i blerjes plus transporti dhe sigurimi deri në kufi. Për mjetet e prodhuara në BE, Mbretërinë e Bashkuar, vendet CEFTA, Turqi, vendet EFTA ose SHBA, dogana është 0 % kur ka dëshmi origjine.

Akciza: shumë fikse

Për veturat nuk është përqindje, por shumë fikse sipas kubikazhës dhe moshës (vendimi i Qeverisë i 24.03.2015), e njëjtë për benzinë dhe naftë. Hibridët paguajnë 10 €; veturat elektrike llogariten si ato deri 2000 cm³.

TVSH 18 %

Llogaritet mbi shumën e vlerës doganore, doganës dhe akcizës.

Akciza për vetura (€)
KubikazhaE reDeri 8 vjet9 vjet10 vjet
Deri 2000 cm³0 €400 €600 €700 €
2001 – 3000 cm³300 €400 €600 €800 €
Mbi 3000 cm³800 €1000 €1500 €1800 €

Hibridët: 10 € pavarësisht kubikazhës dhe moshës. Mosha llogaritet nga viti i regjistrimit të parë.

Çfarë nuk përfshihet

  • Dogana mund ta caktojë vlerën doganore mbi çmimin e faturës, sipas katalogut të saj ose kontrollit të mjetit.
  • Regjistrimi, targat, sigurimi dhe kontrolli teknik paguhen veçmas.
  • Mjetet më të vjetra se 10 vjet ose nën Euro 4 nuk mund të importohen fare.